TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2023, 15:20

Putin "eliminon" rivalët, Gjykata e Lartë ruse i ndalon pjesëmarrjen në zgjedhjet kritikes së presidentit rus

Shkruar nga Pamfleti

Putin "eliminon" rivalët, Gjykata e Lartë ruse i ndalon

Gjykata e Lartë e Rusisë mbajti në fuqi vendimin për të ndaluar kandidimin në zgjedhjet presidenciale të marsit të 2024 për ish gazetaren Yekaterina Duntsova, e cila është kundër luftës në Ukrainë. Njoftimin mbi vendimin e gjykatës e deklaroi vetë Duntsova të mërkurën.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan njëzëri për të hedhur poshtë kandidaturën e Duntsovës, duke përmendur "shkeljet e shumta" në dokumentet që ajo kishte paraqitur në mbështetje të kandidaturës së saj.

Duntsova, në një postim në kanalin e saj Telegram, konfirmoi se ankesa e saj kundër vendimit ishte refuzuar nga Gjykata e Lartë.

Ajo tha se tani planifikon të përpiqet të krijojë një parti të re politike për njerëzit që duan "paqe, liri dhe demokraci". Sipas saj kjo ide ka tërhequr miliona rusë, zërat e të cilëve nuk po përfaqësohen.

Yekaterina Duntsova, e cila nuk njihet mirë në Rusi, gjë që e ka pranuar edhe vetë, por që ka një grup të fortë mbështetësish prej mijëra njerëzish në vendin me 140 milionë banorë, u shpreh se ajo është përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga gara për president të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimet e tij janë thjesht të bazuara në rregulla dhe se detyra e tij është të sigurohet që kandidatët e mundshëm të ndjekin procedurat e duhura.

Presidenti aktual Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër për më shumë se 20 vjet dhe nuk përballet me konkurrencë serioze dhe pritet të fitojë me lehtësi një mandat tjetër gjashtëvjeçar në mars.

Kremlini përmend sondazhet, të cilat i japin 71 vjeçarit Vladimir Putin 80% mbështetje për punën e tij si president i vendit dhe thotë se shumica e rusëve mbështesin luftën në Ukrainë, që Moska e quan si “Operacion Special Ushtarak”. /Reuters

vladimir putin yekaterina duntsova rusi zgjedhje presidenciale

Lini një Përgjigje