TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2023, 18:25

Zbardhet krimi që tronditi Tetovën, ky është 60-vjeçari që vrau të afërmit e tij

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet krimi që tronditi Tetovën, ky është

Zbardhen detajet e vrasjes që tronditi sot Tetovën. Autor është Ilmi Ismaili, 60 vjeç, banues në Çellopek.

Sipas mediave vendase, sherri ka ndodhur për shkak të pronësisë mbi një vend parkimi. 60-vjeçari ka pasur sherr me të afërmin e tij (dyshohet djalë xhaxhai) dhe më pas ka marrë armën e zjarrit duke e qëlluar atë për vdekje.

Aty ka qenë dhe bashkëshortja e viktimës bashkë me djalin, por 60-vjeçari ka qëlluar edhe ndaj tyre duke e lënë gruan të vdekur, ndërsa djalin të plagosur. Më pas ai ka qëlluar edhe veten, ku ka mbetur i plagosur. Mësohet se 60-vjeçari ka jetuar jashtë dhe pak më parë ishte kthyer në fshat.

Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi policia.

 

Lini një Përgjigje