TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2023, 20:05

Irani kërcënon Izraelin: Nëse na sulmoni, Tel Avivi do të rrafshohet

Shkruar nga Pamfleti

Irani kërcënon Izraelin: Nëse na sulmoni, Tel Avivi do të

Këshilltari kryesor i komandantit të Forcave të Qods të Gardës Revolucionare të Iranit, Iraj Masjedi ka kërcënuar sot Izraelin, duke thënë se në rast të çdo lloj agresioni kundër Teheranit, ata do të i kundër përgjigjen.

“Në rast të çdo lloj agresioni kundër Iranit nga regjimi sionist, Irani do ta rrafshojë Tel Avivin. Irani mbështet rezistencën e Hamasit dhe palestinezëve të shtypur, por forcat e rezistencës nuk kanë nevojë për ndihmën e Iranit gjatë luftës së tyre kundër Izraelit në Gaza, sepse janë të afta ta mposhtin regjimin vetë”, tha Masjedi.

Irani ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm t'i përgjigjet çdo sulmi nga Izraeli. Forcat tokësore të ushtrisë së Teheranit njoftuan sot se do të pozicionojnë pesë njësi raketash në koordinata kyçe brenda vendit për të luftuar çdo agresion të mundshëm.

izrael iran palestinë

Lini një Përgjigje