
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Itali, ku një ambulancë është përplasur me një autobus fëmijësh brenda një tuneli që lidh Urbinos dhe Fermignano.
Si pasojë e përplasjes ka marrë flakë automjeti i emergjencës. Aktualisht janë 4 viktima të konfirmuara dhe të gjithë po udhëtonin brenda ambulancës që mori flakë.
Sipas informacioneve, të gjithë fëmijët në autobus ishin të padëmtuar, edhe pse në gjendje shoku. Dy fëmijë të moshës 3 dhe 8 vjeç që ndodheshin në autobus u dërguan në spital për kontrolle.
Drejtuesi i autobusit ka mbetur i plagosur lehtë, por pa pasoja të rënda. Rruga u mbyll për trafikun për të lejuar mbërritjen e ndihmës: një helikopter, disa ambulanca dhe zjarrfikës po operojnë në vend për të frenuar zjarrin dhe renë e tymit që u shfaq.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se cila mund të ketë qenë dinamika që i shtyu dy automjetet të përplasen brenda tunelit, pjesë e SS73bis e cila bëhet një rrugë lidhëse midis Urbinos dhe Fermignano.
Lini një Përgjigje