
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi ditën e sotme se është e bindur se e ardhmja e iniciativës për Ballkanin e Hapur është e ndritshme dhe se të tjerë vende nga rajoni do t'i bashkohen.
Ajo tha se pavarësisht deklaratave të Edi Ramës, kryeministri shqiptarë nuk është kundër nismës e cila sipas saj do të ketë ndikim pozitiv në rajon.
“Pavarësisht disa deklaratave dhe nuk besoj se kryeministri shqiptar Edi Rama është kundër nismës “Open Balkan”, mendoj se ka folur për këtë në konferencën e fundit për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Prandaj besoj se e ardhmja e kësaj nisme është e ndritur dhe e sigurt”, tha Brnabiç, e cila pritet të takohet me Ramën nesër në Tiranë, në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, raporton Danas.
Këtë ajo e deklaroi në një fjalim të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ku theksoi se nisma është e hapur për të gjithë vendet nga Ballkani Perëndimor, por edhe të tjerë jashtë këtij rajoni, si Kroacia apo Greqia, nëse duan t'i bashkohen projekteve shumë të mira që sjellin përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët.
“Pse është e rëndësishme për ne që Kroacia ndoshta do të anëtarësohet në gusht ose shtator, dhe Greqia gjithashtu dëshiron të anëtarësohet. Sepse ne jemi në konkurrencë me vendet e tjera dhe drejtuesit e rrugëve për të sjellë trafikun këtu në Ballkan”, shpjegoi Brnabić, për rëndësinë e tërheqjes së tranzitit të gjithë Evropës për të kaluar nëpër Ballkan.
Nga ana tjetër Kovaçevski theksoi se nisma e Ballkanit të Hapur është dëshmuar të jetë shumë e dobishme në një gamë të tërë fushash, duke hequr barrierat ndërmjet anëtarëve të saj, duke theksuar se rritja e shkëmbimit tregtar është treguesi më i mirë se po jep rezultate.
“E ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritshme. Të gjithë do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian një ditë, në një ceremoni si kjo sot”, tha Kovaçevski.
Lini një Përgjigje