
Samiti i NATO-s nxori përçarjet brenda aleancës që mbështet Ukrainën, kundërofensiva është shpresa e vetme e Kievit, nëse asgjë pozitive nuk arrihet në javët në vazhdim, Ukraina do të detyrohet të pranojë një marrëveshje aspak të favorshme për të...
Një samit i NATO-s më përçarës sesa pritej ka ekspozuar një "qasje thellësisht të ndryshme" ndaj luftës midis Perëndimit dhe Ukrainës.
Në samitin e shumë pritur që u mbaj në Vilnius të mërkurën, Ukrainës nuk iu dha një rrugë e qartë drejt anëtarësimit.
Nga ana tjetër sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace kritikoi sjelljen e Zelenskyt i cili sipas tij vetëm ankohet. Wallace tha se Britania nuk është një shërbim "Amazon" i dërgesës së armëve në Ukrainë dhe kërkoi më shumë mirënjohjeje nga Kievi.
Analisti Sean Bell tha se për Perëndimin gjithçka po bëhet më e vështirë, që nga sigurimi i armëve, rreziku i përshkallëzimizt e dreri te miliardat e shpenzuara.
Ai shtoi më tej se Volodymyr Zelenskyy mendon se po e bën luftën në emër të Perëndimit dhe për këtë ata i detyrohen Ukrainës.
“Lodhja nga lufta po qetësohet gradualisht dhe ne po shohim disa nga të vërtetat, disa nga rrymat e nëndheshme që kanë filluar të dalin në sipërfaqe tani”, tha Bell.
NATO gjithashtu mund të ndalojë opsionet e anëtarësimit në rast se Ukraina vazhdon të bëjë pak përparim në kundërsulmin e saj. Nëse ofensiva ngec, të dyja palët mund të përfundojnë në një ngërç që çon në negociata.
Gjithashtu Bell tha se Angazhimi për anëtarësimin në NATO të Ukrainës "mund ta inkurajojë Putinin" që të vazhdojë të luftojë për të ndaluar këtë, duke paralajmëruar një stërgjate të konfliktit.
"Nëse Ukraina mund të bëjë një lloj përparimi në dy javët e ardhshme, mund të ndryshojë plotësisht peizazhin, por tani për tani, NATO është jashtë tryezës", tha ai.
Samiti i NATO-s nxori përçarjet brenda aleancës që mbështet Ukrainën, kundërofensiva është shpresa e vetme e Kievit, nëse asgjë pozitive nuk arrihet në javët në vazhdim, Ukraina do të detyrohet të pranojë një marrëveshje aspak të favorshme për të./SkyNews
Lini një Përgjigje