
Alarmi i kuq është lëshuar në 16 qytete në të gjithë Italinë, pasi vapa ekstreme vazhdon të prekë Evropën Jugore.
Alarmet, të cilat tregojnë rreziqe edhe për njerëzit e shëndetshëm, zbatohen për pikat e nxehta turistike, duke përfshirë Romën, Firencen dhe Bolonjën për ditët në vijim.
Më shumë temperatura të larta priten në Evropë javën e ardhshme, ndërsa një valë tjetër të nxehti po afrohet.
Autoritetet kanë rekomanduar shmangien e ekspozimit në diell nga ora 11 deri në 18 dhe më shumë kujdes për të moshuarit.
“Nga kjo vapë po vuajmë fizikisht dhe gjasat janë që ajo të vazhdojë për një kohë të gjatë. Nuk do të ndalet pas pak ditësh, sikurse ndodhi në vitet e fundit. Do të zgjasë disa muaj dhe po i ndjejmë efektet”, tha një banore.
Ndërkohë, në ishullin spanjoll La Palma, vala e të nxehtit është përgjegjëse për përhapjen e zjarreve masive në pyje. Rreth 500 banorë janë evakuuar dhe autoritetet nuk përjashtojnë largimin e 1 mijë e 100 të tjerëve në rast se situata përkeqësohet.
Lini një Përgjigje