TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Tetor 2024, 14:16

“Njerëzimi është vrarë para syve të botës”, Erdogan kërcënon Izraelin: Do ta paguani çmimin e gjenocidit kundër palestinezëve!

Shkruar nga Pamfleti

“Njerëzimi është vrarë para syve të

Në një vjetorin e sulmit terrorist më 7 tetor, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dërgon mesazh kërcënues Izraelit.

Erdogan tha sot se Izraeli “do të paguajë çmimin” për gjenocidin që po kryen kundër popullit palestinez.

“Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin e gjenocidit që po kryen prej një viti dhe po vazhdon. 50 mijë vëllezër dhe motra tona, shumica fëmijë dhe gra, u vranë brutalisht”, vijoi kreu i shtetit turk, i cili prej një viti ka qenë një nga më kritikët ndaj Izraelit.

Ashtu si aleanca e njerëzimit ndaloi Hitlerin, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës do të ndalet në të njëjtën mënyrë”, tha Erdogan, i cili e konsideron Hamasin një “organizatë rezistence”.

Sipas presidentit turk, “njerëzimi në tërësi është vrarë drejtpërdrejt para syve të botës për një vit”.

erdogan izrael kercenim

Lini një Përgjigje