TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Tetor 2024, 11:13

Një vit nga sulmi terrorist i 7 tetorit/ Hamasi godet me predha Izraelin, ndizen sirenat e alarmit në Tel Aviv

Shkruar nga Pamfleti

Një vit nga sulmi terrorist i 7 tetorit/ Hamasi godet me predha Izraelin,

Hamasi ka sulmuar me predha Izraelin këtë të hënë, pasi përkon me 1 vjetorin e sulmit terrorist, ku humbën jetën rreth 1200 njerëz.

Predhat e lëshuara nga Gaza, kanë ndezur sirenat e alarmit në qendër të Tel Aviv-it, pasi disa persona u plagosën. Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al Qassam, tha se kishte dërguar një “breshëri” raketash për të bombarduar qytetin.  Ai tha se sulmi ishte një përgjigje të ‘masakrave kundër civilëve dhe zhvendosjes së qëllimshme të popullit tonë’.

Sipas forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), pesë predha u lëshuan nga Khan Younis në jug të Gazës.

Bëhet me dije se nga sulmi janë plagosur dy gra.

Lini një Përgjigje