TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2023, 22:25

Një vjetori i luftës në Ukrainë, BE-ja vendos sanksione të reja ndaj Moskës

Shkruar nga Pamfleti

Një vjetori i luftës në Ukrainë, BE-ja vendos sanksione

Vendet e BE-së janë zotuar të rrisin presionin ndaj Moskës "derisa Ukraina të çlirohet", prandaj ditën e sotme kanë miratuar paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë. Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku po rrit presionin gjithashtu edhe ndaj atyre që përpiqen të anashkalojnë sanksionet e BE-së.

"Tani kemi sanksionet më të gjera ndonjëherë duke varfëruar arsenalin e luftës të Rusisë dhe duke kafshuar thellë në ekonominë e saj", tha ajo në twitter.

Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell paralajmëroi se blloku do të vazhdojë të grumbullojë më shumë sanksione ndaj Moskës.

Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe do ta bëjmë atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa Ukraina të çlirohet nga agresioni brutal rus”, tha ai në një deklaratë.

Borrell tha se sanksionet e fundit trajtuan sektorin bankar, aksesin e Moskës në teknologji që mund të përdoret për qëllime civile dhe ushtarake dhe teknologji të avancuara.

Paketa e re e sanksioneve shton në listën e eksporteve të ndaluara, komponentët elektronikë të përdorur në sistemet ruse të armëve të marra në fushën e betejës, duke përfshirë dronët, raketat, helikopterët, si dhe materiale specifike të tokës së rrallë, qarqe të integruara elektronike dhe kamera termike.

Gjithashtu vendos kufizime më të rrepta të eksportit për 96 entitete të tjera për mbështetjen e kompleksit ushtarak dhe industrial të Rusisë, duke përfshirë për herë të parë shtatë entitete iraniane që prodhojnë dronë ushtarakë të përdorur nga Moska. Kufizime shtesë janë vendosur në importet e mallrave që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për Rusinë, si asfalti dhe goma sintetike.

BE-ja sanksionoi 11 individë dhe shtatë entitete të lidhura me grupin Wagner, mercenarët e të cilit po luftojnë në Ukrainë.

be sanksione rusisë

Lini një Përgjigje