TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2023, 22:03

Tmerret e luftës së Putinit, forcat ukrainase zbulojnë tjetër dhomë torture në Zhaporizhzhia

Shkruar nga Pamfleti

Tmerret e luftës së Putinit, forcat ukrainase zbulojnë

Ushtria ukrainase ka njoftuar zbulimin e një tjetër "dhome torture" të ngritur nga forcat ruse në qytetin Vasylivka, në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia.

Zbulimi i dhomës është njoftuar nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Kievit, i cila tha se Rusia ka intensifikuar persekutimin e civilëve në zonat e pushtuara. Sipas tij rusët po ushtrojnë gjithnjë e më shumë presion mbi civilët dhe po bastisin shtëpitë e tyre në pjesët e pushtuara të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia.

Tmerret e luftës së Putinit, forcat ukrainase zbulojnë

Pushtimi i rus ka qenë brutal dhe teknikat e përdoruara nga ushtarët e Putinit kanë qenë çnjerëzore. Në shumë nga rajonet e pushtuara në fillim të agresionit dhe më pas të çliruara nga forcat ukrainase, janë gjetur varre masive me civilë. Si dhe shumë dhoma torturash në të cilat forcat ruse torturonin barbarisht civilët dhe ushtarët ukrainas të zënë rob.

Tmerret e luftës së Putinit, forcat ukrainase zbulojnë

Rasti më i tmerrshëm ishte ai i qytetit të Buchas, ku u gjete varre masive me civilë të vrarë, ku shumica prej tyre ishin me duar të lidhura prapa dhe me shenja të dukshme dhune nga torturat e ushtruara prej ushtarëve rus.

Tmerret e luftës së Putinit, forcat ukrainase zbulojnë

 

 

dhomë torture zhaporizhzhia

Lini një Përgjigje