Aktori britanik Daniel Craig, i cili ka luajtur rolin e “James Bond”, ka mbledhur më shumë se 100 milionë pound për viktimat e tërmetit në Turqi.
Pas lëkundjeve të fuqishme në Kahramanmaraş, shume emra të njohur rreth e qark botës morën iniciativa për t’i ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë. Një prej tyre ishte edhe aktori i njohur, i cili njihet edhe si 007.
Craig bëri një video-konferencë me anë të së cilës u bënte thirrje qytetarëve dhe fansave të tij që të dhuronin para për viktimat e tërmetit e 6 shkurtit.
Videoja u transmetua në shumë kanale televizive në Britaninë e Madhe.
Falë nismës që mblodhi së bashku 15 organizata bamirësie në Angli, shuma e donacioneve të mbledhura i kaloi 101 milionë paundët. Aktori i njohur falënderoi më pas të gjithë ata që dhuruan.
Numri i të vdekurve në Turqi nga tërmetet e dy javëve më parë u rrit në 41,156 të hënën, thanë autoritetet dhe pritej të rritet më tej.
Mbi 385,000 apartamente janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë dhe shumë njerëz janë ende të zhdukur.
Të paktën 47,000 njerëz vlerësohet të kenë vdekur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.
Lini një Përgjigje