TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2023, 18:02

Gabriel Escobar thirrje Malit të Zi: Plotësoni vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Gabriel Escobar thirrje Malit të Zi: Plotësoni vendet vakante në
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se rivendosja e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese është një hap pozitiv përpara, por jo i mjaftueshëm për Malin e Zi.

Ai shtoi se të katër vendet vakante duhet të plotësohen sa më shpejtë, në mënyrë që institucioni të jetë vërtet funksional. Escobar i kërkoi parlamentit malazez të plotësojë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese në seancën që do të mbahet të hënë më 27 shkurt.

Ai vlerësoi se një Gjykatë Kushtetuese kompetente dhe plotësisht funksionale është e nevojshme për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe të drejtave të qytetarëve në Mal të Zi, si dhe parakusht për zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend.

Pas rivendosjes së një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë e vetmja rrugë për një zgjidhje demokratike të krizës aktuale,” shtoi Escobar.

escobar mal i zi

Lini një Përgjigje