
Ministri turk i drejtësisë, Bekir Bozdag ka njoftuar nisjen e hetimeve ndaj më shumë se 600 ndërtuesve në lidhje me ndërtesat që u shembën në tërmetin katastrofik që goditi vendin në fillim të këtij muaji.
Bozdag tha se 184 nga 612 të dyshuarit ishin burgosur në pritje të gjykimit. Në burg janë përfshirë kontraktorët e ndërtimit, pronarët ose menaxherët e ndërtesave,.
“Zbulimi i provave në ndërtesa vazhdon si bazë për hetimin penal”, shtoi Bozdag.
Pas tërmetit me magnitudë 7.8 të 6 shkurtit, i cili çoi në gati 50,000 të vdekur në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore, turqit vënë në dyshim integritetin strukturor të shumë prej 173,000 ndërtesave që u shembën ose u dëmtuan rëndë.
Ekspertët kanë thënë se shumë struktura të rrëzuara janë ndërtuar me materiale dhe metoda inferiore dhe shpesh nuk janë në përputhje me standardet e qeverisë. Partitë opozitare kanë akuzuar administratën e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për dështim në zbatimin e rregulloreve të ndërtimit.
Gjithashtu kryetari i një qyteti afër epiqendrës së tërmetit u arrestua si pjesë e një hetimi për ndërtesat e shembura.
Okkes Kavak, i cili kryeson distriktin Nurdagi në provincën Gaziantep dhe është anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit, thuhet se nuk ka arritur të sigurojë se janë kryer inspektimet e ndërtimit.
Lini një Përgjigje