TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Mars 2026, 11:12

Ngjarje e rendë në Itali, nxënësi 13-vjeçar godet me thikë në qafë mësuesen 

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rendë në Itali, nxënësi 13-vjeçar godet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bergamo, ku një mësuese është goditur me thikë në qafë nga një nxënës 13-vjeçar.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, sulmi ndodhi në korridorin e shkollës së mesme “Via Damiano Chiesa”, pak minuta para nisjes së mësimit, rreth orës 07:45.

E dëmtuara është Chiara Mocchi, 57 vjeçe, mësuese e gjuhës frënge. Ajo u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Forcat e policisë ndërhynë në vendngjarje dhe nisën hetimet për të sqaruar rrethanat. I mituri u shoqërua dhe më pas u vendos në paraburgim.

Gjatë kontrollit në çantën e tij, karabinierët gjetën një pajisje që përdoret për heqjen e plumbave. Po ashtu, autoritetet evidentuan se ai mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “Hakmarrje”.

Prindërit e nxënësve u informuan për ngjarjen përmes komunikimeve të brendshme. "Mësuam se çfarë ndodhi nga një mesazh nga përfaqësuesi i klasës dhe nxitova të kontrolloja vajzën time. E dimë që vetëm tre fëmijë e panë incidentin. Ata na thanë se ky djalë e goditi me thikë mësuesen”, shprehen prindërit.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe dinamikën e plotë të sulmit. 

ngjarje e rende ne itali

Lini një Përgjigje