Tre çështje kryesore kanë penguar arritjen e një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit gjatë negociatave të zhvilluara në Islamabad. Bëhet fjalë për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, rezervat iraniane të uraniumit të pasuruar dhe fondet e ngrira jashtë vendit.
Kështu raporton “New York Times”, duke cituar dy zyrtarë iranianë që, sipas gazetës, kanë njohuri të drejtpërdrejta mbi bisedimet.
Sipas këtyre burimeve, delegacioni amerikan, i kryesuar nga zëvendëspresidenti James David Vance, ka kërkuar rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit për qarkullimin detar. Megjithatë, pala iraniane ka refuzuar të heqë dorë nga ky instrument strategjik pa një marrëveshje përfundimtare paqeje.
Një tjetër pikë e fortë mosmarrëveshjeje mbetet programi bërthamor. Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Irani të dorëzojë ose të shesë të gjithë stokun e tij prej 408 kilogramësh uranium shumë të pasuruar, por sipas raportimit nuk është arritur asnjë kompromis në këtë drejtim.
Gjithashtu, pa zgjidhje ka mbetur edhe kërkesa e Teheranit për zhbllokimin e rreth 27 miliardë dollarëve të ngrira jashtë vendit. Përveç kësaj, Irani ka kërkuar edhe kompensime për dëmet e shkaktuara nga bombardimet, kërkesa që janë refuzuar nga Uashingtoni.
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, JD Vance, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë arritur një marrëveshje pas rundit të bisedimeve për paqe të zhvilluara në Islamabad, Pakistan.
Pas 21 orësh negociata, Vance u shpreh se pala amerikane ka paraqitur një ofertë përfundimtare.
“Ne largohemi nga këtu me një propozim shumë të thjeshtë, një mënyrë mirëkuptimi që ky është oferta jonë përfundimtare dhe më e mirë. Do të shohim nëse iranianët e pranojnë atë”, tha ai.
Sipas tij, Irani ka zgjedhur të mos pranojë kushtet e vendosura nga SHBA-të, duke theksuar se Uashingtoni kërkon një angazhim të qartë nga Teherani për të mos zhvilluar armë bërthamore, të cilin e konsideron si objektivin kryesor të administratës Trump.
"Fakti i thjeshtë është se ne duhet të shohim një angazhim të qartë se ata nuk do të kërkojnë një armë bërthamore dhe nuk do të kërkojnë mjetet që do t’u mundësonin ta arrinin shpejt një të tillë. Ende nuk e kemi parë këtë. Shpresojmë që do ta shohim”, deklaroi Vance.
Pas përfundimit të bisedimeve, ai u largua nga Islamabadi me avionin zyrtar Air Force 2, duke u kthyer drejt Uashingtonit.
Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Iranit i përshkroi bisedimet si “intensive” dhe i bëri thirrje SHBA-ve të shmangin “kërkesat e tepruara”, duke kërkuar respektimin e “të drejtave dhe interesave legjitime të Iranit”.
Më herët, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se për të “nuk bën asnjë ndryshim” nëse arrihet një marrëveshje, duke shtuar se “pavarësisht çfarë ndodh, ne fitojmë”.
Në një zhvillim paralel në rajon, Izraeli vijon sulmet ndaj objektivave të Hezbollahut, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu ka shprehur dëshirën për një marrëveshje paqeje afatgjatë me Libanin, duke theksuar se fushata kundër Iranit nuk ka përfunduar ende.
Çifuti e komandon amerikën me dosjet sekrete të aptseinit.