
Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Donald Trump, John Bolton tha se Trump po manipulohet nga Putin. Ai u shpreh se Donald Trump “nuk bën plane” dhe kjo nuk do të jetë ndryshe teksa ai përpiqet të negociojë paqen.
"Ajo që ne po shohim tani është se Vladimir Putin manovron për të arritur në pikën ku ai ka një bisedë telefonike me Trump", u shpreh Bolton.
I pyetur nëse ai mendon se presidenti i Rusisë po manipulon Trump, Bolton tha: “Unë mendoj se po”. “Nëse shikoni qëndrimin amerikan për luftën, e vetmja keqardhje në Kremlin është se ata nuk kërkuan më shumë”, u shpreh ai.
John Bolton u shpreh gjithashtu se kjo e lë Volodymyr Zelenskyy në vështirësi që SHBA të negociojë me të dhe më pas të negociojë veçmas me Rusinë.
Por i pyetur nëse Trump mund të fshehë një plan për të cilin ne të gjithë nuk jemi në dijeni ndërsa ai përpiqet të sigurojë paqen, Bolton tha: “Jo, sigurisht që jo”. "Ai nuk bën plane. Mendon se marrëdhëniet midis shteteve janë ekuivalenti i vërtetë i marrëdhënieve personale midis liderëve", deklaroi ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare.
Bolton shtoi se ndërsa Trump po pret me padurim telefonatën e tij me Putinin, ai shpjegoi se "kjo nuk është pikëpamja e Putinit" dhe se presidenti rus e sheh Trumpin ‘si të lehtë’.
Lini një Përgjigje