TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2025, 19:17

Ngurrimi i Moskës për të pranuar armëpushimin, Macron: Putin po e vonon qëllimisht

Shkruar nga Pamfleti

Ngurrimi i Moskës për të pranuar armëpushimin, Macron: Putin

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha ka folur me liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyn dhe atë britanik, Sir Keir Starmer sot për të diskutuar propozimin e armëpushimit.

Me anë të një postim në faqen e mediave sociale X, Macron ndoqi hapat e aleatëve të Ukrainës duke i bërë thirrje Rusisë të pranojë propozimin, duke thënë se "agresioni rus në Ukrainë duhet të përfundojë".

Ai tha gjithashtu se "taktikat e vonesës" të Rusisë duhet të ndalen gjithashtu, diçka për të cilën Vladimir Putin është akuzuar pasi ngriti shumë pyetje dhe dyshime mbi idenë e marrëveshjes.

Macron do t'i bashkohet një takimi virtual të liderëve botërorë nesër, të organizuar nga Starmer, që synon ndërtimin e "koalicionit të vullnetarëve" e përbërë nga ​​vende që kanë premtuar mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Lini një Përgjigje