TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2025, 18:07

"Të shohim çfarë do të ndodhë", Putin: Situata ka filluar të lëvizë pas bisedimeve me SHBA

Shkruar nga Pamfleti

"Të shohim çfarë do të ndodhë", Putin:

Presidenti rus Volodymyr Putin tha se situata ka filluar të lëvizë pas bisedimeve me SHBA ndërsa ai i përgjigjet lutjes së Trump.

Teksa sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ka folur për mediat në takimin e G7 në Kanada, ka folur edhe Vladimir Putin.

Ai thotë se situata ka filluar të lëvizë pas bisedimeve me të dërguarin e Donald Trump, Steve Witkoff në Moskë, ndërsa shprehet se "le të shohim se çfarë do të ndodhë prej saj".

Putin adresoi gjithashtu kërkesën e Trump për të kursyer jetën e trupave ukrainase. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se “Unë i kam kërkuar me forcë Presidentit Putin që t'i kursehet jeta”. 

"Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore", u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur komenteve të Trump, Putin u bëri thirrje autoriteteve ukrainase që të japin urdhër që ushtarët e tyre të dorëzohen.

Ai deklaroi se në rast se ata dorëzohen, Rusia do të garantojë se do t'u shpëtohet jeta.

Siç u përmend më herët, Ukraina ka thënë se pretendimet se trupat e saj janë të rrethuar në Kursk janë të pavërteta.

Lini një Përgjigje