TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2026, 21:44

Në Iran nuk merren vesh, Araghchi përgënjeshtron presidentin: Nuk kemi vendosur asnjë kusht ndaj SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Në Iran nuk merren vesh, Araghchi përgënjeshtron presidentin: Nuk
Araghchi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se Teherani nuk iu është përgjigjur 15 propozimeve të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka paraqitur asnjë propozim apo kushte nga ana e tij.

Deklarata e tij vjen në një moment kur presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka theksuar se vendi është i gatshëm të negociojë për përfundimin e luftës, duke dhënë sinjale të ndryshme nga ato të shefit të diplomacisë.

Araghchi sqaroi se Irani vazhdon të marrë mesazhe nga i dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, por theksoi se kjo “nuk do të thotë se po zhvillohen negociata”.

Sipas tij, këto mesazhe përfshijnë “paralajmërime ose shkëmbim pikëpamjesh”, të cilat transmetohen përmes kanaleve të ndryshme rajonale.

Ai shtoi se nuk ka negociata zyrtare me asnjë palë të caktuar, ndërsa komunikimi realizohet përmes Ministrisë së Jashtme në koordinim me strukturat e sigurisë.

Qëndrimi i Iranit, sipas Araghchit, është se nuk do të pranojë një armëpushim të thjeshtë, por kërkon “përfundimin e plotë të luftës në Iran dhe në të gjithë rajonin”.

Ai theksoi gjithashtu se Teherani është “i gatshëm për çdo përballje tokësore”.

 

araghchi iran

Lini një Përgjigje