
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij është duke ndërtuar aleanca të reja me shtete të rëndësishme në rajon, me qëllim përballjen me atë që e cilëson si “kërcënim iranian”.
Në një fjalim publik, Netanyahu theksoi se këto bashkëpunime janë pjesë e një strategjie më të gjerë sigurie për Izraelin, por nuk dha detaje konkrete mbi vendet e përfshira apo natyrën e marrëveshjeve.
"Izraeli po krijon aleanca të reja me vende të rëndësishme në rajon. Për t’iu kundërvënë kërcënimit iranian”, tha Netanyahu.
Deklarata e tij vjen në një moment tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme, ndërsa raportet mes Izraelit dhe Iranit mbeten të përshkallëzuara.
Lini një Përgjigje