Papa Leoni XIV ka bërë sërish thirrje për fundin e luftës në Iran, duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentit amerikan Donald Trump me apel për uljen e tensioneve.
Gjatë një deklarate për gazetarët pranë rezidencës së tij në Castel Gandolfo, Papa tha se shpreson që SHBA të kërkojë një zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit.
“Më thanë se Presidenti Trump kohët e fundit ka deklaruar se do të donte t’i jepte fund luftës. Shpresojmë që ai po kërkon një mënyrë për të ulur sasinë e dhunës”, u shpreh ai.
Papa Leo është bërë gjithnjë e më kritik ndaj zhvillimeve të luftës, duke lënë të kuptohet se kundërshton politikat që çojnë në përshkallëzim. Më herët, ai deklaroi se “Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve që fillojnë luftëra dhe kanë ‘duart plot me gjak”, një koment që u interpretua si kritikë indirekte ndaj Trump-Netanyahu.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur lufta në Iran ka hyrë në muajin e dytë, ndërsa shqetësimet ndërkombëtare për përshkallëzim vijojnë të rriten.
Lini një Përgjigje