
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar një detaj të pazakontë nga biseda e tij telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, ku diskutuan armëpushimin në Ukrainë. Sipas Trump, Putin e ka lavdëruar gruan e tij, Melania Trump, duke thënë se “ata e respektojnë shumë gruan tuaj”.
Me humor, Trump shtoi: “Thashë, po unë? Epo, atyre u pëlqen më shumë Melania. Kjo nuk ishte mirë, nuk e di nëse ishte mirë.”
Komentet e Trump erdhën pak para nënshkrimit të Aktit “Take It Down”, një projektligj i mbështetur fuqimisht nga Zonja e Parë, Melania Trump. Ligji e bën të paligjshëm publikimin ose kërcënimin për publikimin e imazheve dhe videove seksuale pa pëlqimin e personit, përfshirë edhe “deepfakes” të krijuara nga inteligjenca artificiale.
Në një fjalim të rrallë, Melania e quajti projektligjin një “fitore kombëtare” dhe ngriti shqetësime për ndikimin e teknologjive të reja.
“Inteligjenca artificiale dhe mediat sociale janë si karamelet dixhitale për brezin e ardhshëm – të ëmbla, problematike dhe të projektuara për të ndikuar në zhvillimin kognitiv të fëmijëve tanë. Por, ndryshe nga sheqeri, këto teknologji mund të shndërrohen në armë, të formësojnë besimet dhe të kenë pasoja emocionale, madje edhe vdekjeprurëse”, tha Melania.
Lini një Përgjigje