
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka kërcënuar Perëndimin se bota po shkon drejt një përplasje nukleare.
Duke folur për mediat ruse, ai ka thënë se ushtria ukrainase ka dislokuar 120 mijë trupa në kufirin bjellorus dhe kjo ka rritur mundësinë e provokimeve. Në një deklaratë për “Tass”, Alexander Lukashenko, është shprehur se me dhjetëra koka bërthamore janë vendosur tashmë në Bjellorusi.
“Në rast të një sulmi ndaj Bjellorusisë, Minsku dhe Moska do të përgjigjen menjëherë me të gjitha llojet e armëve”, shtoi Lukashenko.
Ai tha se Kievi duhet të kërkojë paqen, pasi sipas tij, nëse nuk angazhohet në negociata tani, me kalimin e kohës Ukraina do të humbasë shtetësinë e saj dhe mund të pushojë së ekzistuari.
“Marrëveshjet e Stambollit të vitit 2022 mund të jenë një pikënisje për negociatat, kjo nuk do të thotë se ato "do të shërbejnë si bazë", "por është e mundur të fillohet me to dhe të ecë përpara". Në të njëjtën kohë, e ashtuquajtura formula e paqes e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky është "disi patriotike, por joreale"”, tha ai.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara thjesht duan ta mbysin Rusinë në luftë, ta heqin atë nga aleanca me Kinën" dhe në të njëjtën kohë sipas tij, "duke mbingarkuar Evropën, ndër të tjera, ta dobësojnë atë".
Lini një Përgjigje