
Rusia ka deklaruar se çdo armë bërthamore e NATO-s që do të pozicionohet në Poloni do të konsiderohet shënjestër legjitime e Moskës, në rastin e një përplasje me aleancën.
Rusia u kujdes ta bënte të qartë diçka të tillë përmes deklaratave të përsëritura si nga zëvendësministri i jashtëm Sergey Ryabkov, ashtu edhe zëdhënësja Maria Zakharova.
Ky reagim erdhi menjëherë pasi presidenti polak Andrej Duda shprehu gatishmërinë për të mirëpritur armë bërthamore të shteteve të tjera anëtare, mes kërcënimeve të vazhdueshme dhe në rritje nga Moska.
“Duket sikur Varshava po përpiqet me çdo kusht të tërheqë edhe më shumë vëmendje nga planifikuesit ushtarak të Rusisë. Siç mund ta merrni me mend nuk është e vështirë të kuptohet se në rastin e shfaqjes së ndonjë arme bërthamore amerikane në territorin polak, objektet në fjalë do hynin menjëherë në listën e shënjestrave legjitime për t'u shkatërruar, në rastin e një konfrontimi direkt me NATO-n”, u shpreh zëdhënësja Zakarova.
Polonia sakaq, e cila është mes vendeve që ndihen më të rrezikuara nga ndonjë agresion i mundshëm rus, për shkak të afërsisë me Ukrainën, e ka intensifikuar retorikën e luftës.
Ndërkohë ministri i Jashtëm në Varshavë, Radosław Sikorski gjatë një deklarate paralajmëroi se një konflikt mes Putinit dhe NATO-s' do të përfundonte me mundjen e pashmangshme të Rusisë.
“Nuk jemi ne që duhet t’i frikësohemi një përplasjeje me Putinin, por është e kundërta’, deklaroi ai në dhomën e ulët të parlamentit.
Sipas tij, aleanca ushtarake perëndimore ka 3 herë më shumë personel ushtarak dhe resurse ajrore, dhe 4 herë më shumë luftanije se Rusia.
Lini një Përgjigje