TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2024, 15:25

Rusia valë bombardimesh në Ukrainë, plagosen 13 civilë

Shkruar nga Pamfleti

Rusia valë bombardimesh në Ukrainë, plagosen 13 civilë

Disa civilë kanë mbetur të plagosur nga bombardimet ruse në disa rajone të Ukrainës mëngjesin e së enjtes, si pasojë e bombardimeve ruse, thanë zyrtarët rajonalë.

Gjashtë njerëz u plagosën në rajonin Çerkasi, tha guvernatori rajonal Ihhor Taburets, i cili shtoi se u dëmtua edhe infrastruktura kritike, pa shpjeguar më shumë.

Në rajonin Dnipropetrovsk u dëmtua infrastruktura e energjisë dhe një tubacion gazi, por pa pasoja në njerëy, tha kryetari rajonal Serhiy Lysak.

Katër njerëz u plagosën në Donjeck dhe tre të tjerë në Herson, thanë kryetarët e këtyre rajoneve, Vadym Filashkin dhe Oleksandr Prokudin.

Dëme të tjera u raportuan edhe në rajonin Zaporizhja.

Në javët e fundit, Rusia i ka rritur dukshëm sulmet me dronë dhe raketa kundër infrastrukturës civile dhe posaçërisht asaj energjetike, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë si dhe një numër të madh të viktimave civile, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Megjithatë, Ukraina pritet të furnizohet shumë shpejt me armë për ta mbrojtur veten nga agresioni rus.
Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi të mërkurën paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën, pasi ajo u miratua nga Kongresi amerikan pas shumë vonesave.

Sipas zyrtarëve amerikanë, pjesa e parë e ndihmës për Ukrainën, që ka vlerë të përgjithshme prej 61 miliardë dollarësh –do të nisë së ekzekutuari brenda orësh.

Aty përfshihen armë të mbrojtjes ajrore, municione për artileri, autoblinda dhe armë të tjera që do t’iu dërgohen forcave ukrainase, të cilat po përballen me pushtimin që Rusia nisi në muajin shkurt të vitit 2022.

rusia ukraine viktima

Lini një Përgjigje