
Eksperti Dritan Hoti i ftuar në Euronews Albania ka folur në lidhje me situatën e luftës dhe atë politike në botë.
Ai theksoi se problemi i Rusisë është madhor, duke shtuar se kjo e fundit është në një kurth ku sipas tij ka rënë vetë presidenti Putin.
Sipas tij, kurthi qëndron në rrethimin strategjik që i është bërë Rusisë nga NATO, si kohëzgjatja e pacaktuar e luftës sa do të zgjasë.
“Problemi i Rusisë është se ky është një problem madhor. Ky është një lloj gjysmë-kurthi ku ka rënë Putin. Problemi tjetër është vazhdimësia e zgjatjes së luftës. Putin është i detyruar ta mbyllë këtë çështje përgjatë si misionin e jetës së tij prezencës së tij fizike dhe politike, nëse jo shtetet autokratike nuk kanë trashëgimi institucionale. Kina nuk bie në ato kurthe, Kina mund të preferojë që të ia lërë fatin e Tajvanit, një ecurie dinamike", theksoi ai.
Lini një Përgjigje