TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2024, 12:50

Macron ndez polemika: Europa rrezikon të vdesë, nuk duhet të mbështetemi te Amerika

Shkruar nga Pamfleti
Macron ndez polemika: Europa rrezikon të vdesë, nuk duhet të
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot për luftën në Ukrainë dhe pasojat negative që konflikti Kiev-Moskë ka për sigurinë e Evropës.

Macron paralajmëroi për rrezikun e sigurinë në Europë, shkruan Sky News. Presidenti francez e quajti luftën në Ukrainë si rrezikun kryesor për sigurinë evropiane, pasi sipas tij SHBA është më shumë e shqetësuar për interesat e veta dhe Kinën, se sa për Europën.

“Ne po reagojmë shumë ngadalë […] sido që ta shikoni, Shtetet e Bashkuara kanë dy prioritete; veten e tyre. Kjo është mjaft e drejtë dhe çështja kineze. Evropa është shumë prapa. Nuk është prioritet për pikëpamjen e tyre gjeopolitike,” tha Macron  në Universitetin e Sorbonës.

Ai tha se kushti kryesor për paqen në Evropë është që “Rusia të mos e fitojë këtë luftë agresioni”.

“Ekziston rreziku që Evropa jonë të vdesë” tha Macron në një fjalim sot.

Macron i bëri thirrje BE-së të thellojë bashkëpunimin evropian të mbrojtjes, ndërsa theksoi se arsenali bërthamor i Francës mund të sigurojë garanci sigurie për BE-në.

emmanuel macron shba europa

Lini një Përgjigje