
Një student 18-vjeçar ka vdekur pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në Teksas SHBA. Incidenti ka ndodhur në shkollën e mesme Arlington Bowie ditën e djeshme rreth orës 15:00, ku policia gjeti të shtrirë në tokë një 18-vjeçar pa ndjenja i qëlluar rreth pesë ose gjashtë herë. Një 17-vjeçar është arrestuar si i akuzuar për ngjarjen.
“Policët arrestuan 17-vjeçarin me armatosur dhe do burgoset në burgun e qytetit Arlington dhe do të akuzohet për vrasje”, tha policia. Ditën e sotme është anuluar mësimi në gjimnaz.
Lini një Përgjigje