TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2024, 16:53

Ndihmoi vrasësit e së bijës ta rrëmbenin, del nga burgu babai i Vanja Gjorçevskit

Shkruar nga Pamfleti
Ndihmoi vrasësit e së bijës ta rrëmbenin, del nga burgu
Vanja Gjorçevskit

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut, ka pranuar kërkesën e Aleksandar Gjorçevskit, për ta liruar nga burgu dhe për ta lënë në "arrest shtëpie".

Gjorçevski u arrestua pasi vajza e tij Vanja u gjet e vdekur pasi u raportua e zhdukur. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me rrëmbyesit.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se pas seancës publike të mbajtur më 25.04.2024, Këshilli për vepra penale ka marrë Vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit A. G., deklararuar përmes avokatit të tij mbrojtës Vladimir Tufegxhiq, avokat nga Shkupi, është pranuar dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup KSŽ-320/24 i datës 04.02.2024, e ka ndryshuar dhe të akuzuarit i caktoi arrest shtëpiak dhe masë sigurie”, njoftoi sot Gjykata.

Seanca e sotme ishte seanca e dytë publike para Gjykatës Supreme lidhur me masën e paraburgimit ndaj babait të Vanjës, pasi në mars të këtij viti Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën ndaj masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Aleksandar Gjorçevski dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij, të miturës Vanja Gjorçevska, e cila u shpall e zhdukur më 27 nëntor dhe u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor.

Lini një Përgjigje