TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Dhjetor 2023, 16:42

Lufta në Gaza drejt fundit? Egjipti ju propozon plan paqeje Izraelit dhe Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza drejt fundit? Egjipti ju propozon plan paqeje Izraelit dhe

Egjipti ka deklaruar se ndërmjetësit e tij kanë paraqitur një kornizë që do të sillte përfundimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Plani i tyre propozon tre faza "të njëpasnjëshme dhe të lidhura me njëra-tjetrën", të cilat përfundojnë në një armëpushim të përhershëm por nuk u ndanë detaje të mëtejshme.

Hamasi dhe Izraeli thuhet se i kanë marrë propozimet dhe Egjipti është në pritje të përgjigjeve.

Kajro do të ofrojë detaje të mëtejshme të planit sapo të merren përgjigje nga palët”, tha në një deklaratë Diaa Rashwan, kreu i shërbimit shtetëror të informacionit të Egjiptit.

Ai shtoi se propozimi është një përpjekje për të afruar pikëpamjet midis të gjitha palëve të interesuara, në një përpjekje për të ndaluar gjakderdhjen palestineze dhe agresionin kundër Rripit të Gazës dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Egjipti konfirmon se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje ndaj kornizës së propozuar nga asnjë prej palëve të interesuara.

Burimet pranë drejtuesve të Egjiptit, i kishin treguar më parë agjencisë së lajmeve Reuters, se propozimi përfshinte një armëpushim me shumë faza që përfshin lirimin e të burgosurve nga Izraeli dhe Hamasi.

hamas egjipti

Lini një Përgjigje