
Shtëpia e Bardhë ka miratuar një këst tjetër të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, me vlerë rreth 250 milionë dollarë në prag të ndërrimit të viteve.
Paketa përfshin mbështetje për mbrojtjen ajrore, artileri dhe municione të armëve të vogla dhe armë antitank, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë.
Ky është financimii fundit i disponueshëm pa miratimin e ri nga Kongresi, ku bisedimet kanë ngecur.
Ukraina ka paralajmëruar se përpjekjet e luftës dhe financat e saj publike janë në rrezik nëse ndihma e mëtejshme perëndimore nuk është e afërt, pasi vendi po përballet me perspektivën e një ngadalësimi të ndihmës nga aleatët në Uashington dhe Evropë.
Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit që të miratojë një paketë ndihme për Ukrainën me vlerë 61 miliardë dollarë, por që po kushtëzohet nga republikanët të cilët kërkojnë miratimin e fondeve për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.
Një paketë emergjente për shpenzime, që përfshin ndarjen e 50 miliardë dollarëve për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarëve për Izraelin, nuk është miratuar në Senatin amerikan muajin e kaluar sepse të gjithë republikanët votuan kundër.
Edhe një vizitë e realizuar së fundi në SHBA nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nuk ka rezultuar me sukses në këtë drejtim.
“Kontrollon ende asete me vlerë miliarda dollarë”, gjykata rrëzon kërkesën e El Chapo-s
Më herët gjatë këtij muaji, një tjëtër paketë ndihme e BE për Ukrainën është bllokuar nga Hungaria.
Ukraina po përballet me deficit në vlerë 43 miliardë dollarë dhe zyrtarët frikësohen se mund të vonojnë pagat dhe pensionet për punëtorët qeveritarë, nëse nuk miratrohet ndihmë shtesë.
Lini një Përgjigje