TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Dhjetor 2023, 11:51

“Protesta në Beograd, nga shërbimi sekret rus”, eksperti zbardh prapaskenat: Çfarë po ndodh në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

“Protesta në Beograd, nga shërbimi sekret rus”, eksperti

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha se është e çuditshme deklarata e kryeministres së Serbisë, e cila tha se informacionin për organizimin e protestës, e ka marrë nga Shërbimi Ferderal Rus (FSB).

Sipas tij, kjo gjë ngre dyshime se shërbimet sekrete ruse, tashmë kanë zyra në Beograd dhe se protestat e zhvilluara mund të përdoren për të legjitimuar disa veprime të tjera të Serbisë.

“Është interesante një element thelbësor, të cilin me apo pa dashje, Ana Bernabiç tha se informacionin për organizimin e protestës së mbajtur ditët e fundit e ka marrë nga shërbimi federal i Rusisë.

Pyetja është pse Shërbimi federal rus, ka zyra të sajat në Beograd? A do të thotë kjo se pas këtyre protestave ndoshta qëndrojnë elemente serbe dhe ruse, për të argumentuar këtu ndonjë skenar të mundshëm të Beogradit për të legjitimuar veprime që mund të ndërmerren nga ai”, tha eksperti i sigurisë në një intervistë për Euronews Albania

beograd ekspert serbi

Lini një Përgjigje