TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Dhjetor 2023, 16:28

Vazhdojnë vdekjet misterioze në Rusi, zyrtari i Putinit bie aksidentalisht nga kati i tretë i banesës!

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdojnë vdekjet misterioze në Rusi, zyrtari i Putinit bie

46 vjeçari Vladimir Egorov u gjet i pajetë ditën e sotme pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i një banese.

Vladimir Egorov, ishte zyrtar i Putinit, anëtar i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, një politikan i shquar dhe i pasur në Tobolsk në Siberinë perëndimore.

Dyshohet se ai ra nga dritarja e katit të tretë të një shtëpie në rrugën Kedrovaya në Tobolsk, por mbetet mister shkaku i vdekjes së tij.

Raportohet se në trupin e politikanit nuk u gjetën shenja dhune edhe pse ende nuk është kryer ekspertiza mjeko-ligjore.

Thuhet se Egorov mund të kishte probleme shëndetësore, teksa një justifikim i tillë është dhënë për shumë vdekje të mistershme mes figurave të njohura në Rusi që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Viktima kishte studiuar si avokat dhe kishte interesa të shumta biznesi, ndërsa më herët ai ishte detyruar të largohej nga administrata publike pas një skandali korrupsioni, për të cilin rrjedhimisht nuk u dënua.

Kjo nuk është vdekja e parë e dyshimtë e zyrtarëve të lartë rusë dy vitet e fundit teksa në qershor zv. presidentja e një banke raportohet se ra nga dritarja e saj në një apartament në Moskë.

Ndërsa në shkurt një zyrtare e lartë e mbrojtjes ra nga ballkoni i saj në 50 m lartësi në Moskë.

Marina Yankina, 58 vjeçare, u gjet nga kalimtarët në rrugën e Zamshina në Shën Petersburg.

Të tjerë zyrtarë shtetërorë në Rusi kanë gjetur vdekje të pashpjeguar dhe pa shkaqe të dukshme sipas raportimeve të mediave vitet e fundit.

Lini një Përgjigje