
Në mars 2023 gjatë vizitës së presidentit kinez në Moskë, Vladimir Putin i tha Xi Jinping se lufta në Ukrainë do të vazhdojë për të paktën 5 vite.
Me këto deklarata, sipas rrjetit japonez Nikkei, Putin u përpoq të siguronte Kinën se lufta e zgjatur është e dobishme për Rusinë dhe në fund Moska do të fitojë.
Në të njëjtën kohë, kjo ishte një paralajmërim për Xi që të mos ndryshojë qëndrimin e tij pro-rus. Megjithatë, nuk ka informacione nëse udhëheqja e Kinës e konsideron të besueshme deklaratën e Putinit dhe qëllimin e tij për të vazhduar luftën për pesë vjet.
Bazuar në këto deklarata, Nikkei arrin në përfundimin se mesazhet e Putinit përmes kanaleve diplomatike tregojnë se ai nuk është i gatshëm për armëpushim.
Lini një Përgjigje