TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2024, 10:19

“Lindni sa më shumë”/ Rusët ia dëgjojnë fjalën Putinit, moderatorja në transmetim: Do bëj gati fëmijën e tretë

Shkruar nga Pamfleti

“Lindni sa më shumë”/ Rusët ia dëgjojnë

Thirrjeve të vazhdueshme të Presidentit Vladimir Putin, të cilave iu bë jehonë edhe në fjalimin e djeshëm për kombin, që nënat të bëjnë më shumë fëmijë, duket se iu janë përgjigjur në kohë rekord rusët.

Moderatorja Natalya Litovko ka reaguar ndaj apelit të Putinit për rritjen e lindjeve në vend për të përballuar krizën demografike. Teksa ishte në transmetim live në Rossiya 24, 43-vjeçarja ka lajmëruar shikuesit se do të bëjë fëmijën e tretë.

“Meqenëse po flasim për planin e ri kombëtar – familjen – burri im sapo më dërgoi një mesazh për të njoftuar se do të kemi një fëmijë të tretë."

Litovko, e cila është një mbështetëse e regjimit të Putinit, është nënë e dy fëmijëve. "Ok, do të flasim më vonë për këtë”, u përgjigj bashkëprezantuesi i 43-vjeçares, e buzëqeshur dhe e zënë ngushtë nga reagimi.

Këto reagime vijnë në një kohë që popullsia e Rusisë po zvogëlohet pjesërisht për shkak të gjendjes së ekonomisë pas luftës në Ukrainë dhe numrit të lartë të ushtarëve të vrarë në front.

vladimir putin

Lini një Përgjigje