
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar pas kërcënimit të Putin, ku thonë se nuk ka sinjale se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se gjithsesi do ta vëzhgojnë atë me kujdes.
“Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë retorikë të papërgjegjshme nga Vladimir Putin. Kjo nuk është mënyra se si duhet të flasë lideri i një shteti të armatosur me armë bërthamore”, u shpreh Miller.
Gjatë një fjalimi para kombit në Moskë, Putini tha se vendet e Perëndimit rrezikojnë nxitjen e një lufte bërthamore, nëse dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë.
“Ne gjithashtu kemi armë me të cilat mund t’i godasin caqet në territorin e tyre. A nuk e kuptojnë këtë ata Perëndimi duhet “patjetër, në fund, ta kuptojë se e gjithë kjo rrezikon nxitjen e një konflikti me përdorimin e armëve bërthamore, dhe si përfundim shkatërrimin e qytetërimit. Ne e mbajmë mend fatin e atyre të cilët dikur dërguan kontingjentet e tyre në territorin e vendit tonë. Por, pasojat e ndërhyrjeve të mundshme do të jenë shumë më tragjike tani”, tha ai.
Lini një Përgjigje