
Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu ngushëllime për të vrarët dhe të plagosurit në një qendër ndihme në Gazën veriore të enjten dhe tha se zyrtarët po i bëjnë presion Izraelit për përgjigje ndërsa kryejnë një hetim.
"Shumë palestinezë të pafajshëm janë vrarë gjatë rrjedhës së këtij konflikti, jo vetëm sot, por gjatë gati pesë muajve të fundit. Ne kemi qenë në kontakt me qeverinë izraelite që herët këtë mëngjes dhe e kuptojmë se një hetim është duke u zhvilluar", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një konferencë.
Miller tha se SHBA është në dijeni të raporteve kontradiktore në lidhje me atë që ndodhi dhe shtoi se SHBA e di se një autokolonë tregtare që nuk ishte e lidhur me OKB-në po jepte ndihmën.
Miller gjithashtu vuri në dukje se pamjet ajrore të tragjedisë tregojnë se sa e dëshpëruar është situata në terren.
Ai bëri thirrje që Izraeli të lejojë hyrjen e më shumë ndihmave në Gaza, përmes sa më shumë pikave të aksesit, dhe të mundësojë shpërndarjen e sigurt të asaj ndihme në të gjithë Gazën.
Lini një Përgjigje