Vendet perëndimore po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi ushtarak kundër Rusisë, deklaroi ministri i Jashtëm i vendit, Sergei Lavrov.
“Në të njëjtën mënyrë, tani, nën të njëjtat flamuj të nazizmit dhe revanshizmit, po krijojnë një grupim pan-evropian për të sulmuar Rusinë, jo vetëm duke përdorur metoda hibride, por edhe duke shqyrtuar një sulm fizik. Dhe në krye të këtij grupimi nuk është Adolf Hitleri, por Volodymyr Zelensky me sloganet e tij naziste”, tha Lavrov në një intervistë për revistën online “Children’s Edition”.
Ministri rus përsëriti të njëjtat çështje edhe në një mbledhje të Komisionit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Mbështetjen e Bashkatdhetarëve jashtë vendit të Këshillit të Përgjithshëm të Rusisë së Bashkuar. Në deklaratat e tij kryesore, Lavrov tha se “Europa dhe Shtetet e Bashkuara po ruajnë linjën e dominimit dhe zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes”, duke shtuar se “Aleanca e Atlantikut të Veriut vazhdon të diskutojë idenë e ‘dekolonizimit’ të Rusisë”.
“Vendet perëndimore dëshirojnë të imponojnë rendin e tyre kudo, përfshirë Azinë Qendrore, Kaukazin Jugor dhe Ukrainën. Bashkimi Europian mbështet politikat naziste të regjimit të Kievit, i cili shtyp banorët rusishtfolës të rajonit. Në kuadër të një zgjidhjeje paqësore, të drejtat e këtyre banorëve duhet të garantohen plotësisht”, tha më tej Lavrov.
Boo, nje kazan 200 racionesh ben pace me koken e ketij derrit rus. Demi me i madh i nazizmit Hitlerian nuk ishte cfare beri ne vitet 40te te shekullit te kaluar, por demi qe infektoi me virusin nazizem, ruset, izraelitet e shume nazizma ne te gjitha kontinentet. Cfare tmerri!