TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shkurt 2024, 18:10

Kundër sulmeve në Gaza, personi i armatosur merr peng 7 punonjës të një kompanie amerikane në Turqi!

Shkruar nga Pamfleti

Kundër sulmeve në Gaza, personi i armatosur merr peng 7 punonjës

Një person i armatosur ka marrë peng të paktën shtatë punonjës në një fabrikë të grupit amerikan Procter & Gamble, në një lokacion në periferi të Stambollit.

Sipas informacioneve, përngjarja është kryer për të denoncuar operacionet ushtarake izraelite, të miratuara nga administrata amerikane, në Rripin e Gazës.

Pamjet e publikuara nga shtypi turk tregojnë makinat e policisë që bllokojnë hyrjen në fabrikë.

Gazeta turke Cumhuriyet raporton se gjithçka ka nisur rreth orës 15:00 me orën lokale, 13:00 me atë tonën. Përveç policisë kanë mbërritur edhe disa ekipe mjekësore dhe rruga ku ndodhet fabrika është mbyllur për këmbësorët dhe automjetet.

gaza turqi

Lini një Përgjigje