TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shkurt 2024, 17:50

Rendi i ri botëror; kush do ta udhëheqë botën nesër?

Shkruar nga Janan Ganesh
Rendi i ri botëror; kush do ta udhëheqë botën nesër?
Rishi Sunak dhe Elon Musk /

E ardhmja e botës po nis të diktohet më shumë nga aktorët jo-shtetërorë...

Nuk ishte një falsifikim i thelluar i prodhuar nga Inteligjenca Artificiale. Vjeshtën e vitit të kaluar, kryeministri britanik Rishi Sunak intervistoi në një panel multi-miliarderin Elon Musk. Pra kreu i qeverisë mori për pak minuta rolin më të vogël në raport me një biznesmen në një aktivitet publik.

Sado sokratike që ishin pyetjet e tij (“Për çfarë jeni veçanërisht i emocionuar?”), Sunak e poshtëroi postin e tij. Megjithatë ai na dha një shembull të asaj që na pret në të ardhmen. Musk është një shembull kryesisht pozitiv i një tendence më të gjerë: zhvendosja e pushtetit nga shteti tek privatët.

Ai ka aktualisht një program hapësinor më të madh se të gjitha kompanitë e tjera private, përveç disa të drejtuara nga qeveritë kombëtare. Po ashtu përmes satelitëve të tij Starlink, ai ka ndikuar dukshëm në ekuilibrat e fushës së betejës në Ukrainë. Ana më e errët e këtij fenomeni po shfaqet në Lindjen e Mesme.

As Hamasi dhe as Houthi nuk janë shtete. Megjithatë, njëri e ka kthyer përmbys politikën e rajonit, ndërsa tjetri sulmon dorën herë pas here një nga pikat më nevralgjie të tregtisë botërore. Cilido qoftë autori i sulmit që vrau 3 ushtarë amerikanë në Jordani gjatë fundjavës së kaluar, ai nuk ishte as një fuqi sovrane, edhe nëse ka mbështetjen e njërit prej tyre, Iranit, që është përleshur vetë me një grupim militant sunit me bazë në Pakistan.

Katër muaj më parë, SHBA-të shpresonin të hiqnin nga prioriteti i tyre Lindjen e Mesme. Tani Uashingtoni është në ankth dhe do të sigurohet që asnjë terrorist atje të mos jetë Gavrilo Princip i këtij shekulli: pra shkaktari i një lufte më të gjerë. Sipas të dhënave aktuale, fituesi i botës post-amerikane nuk është Kina. Por janë aktorët jo-shtetërorë.

Qofshin të mirë, të këqij apo të vështirë për t’u konsoliduar, ata lulëzojnë sa herë që asnjë komb nuk është aq i fortë sa të komandojë skenën globale apo edhe rajonale. Tani Shtetet e Bashkuara përbëjnë rreth çerekun e PBB-së botërore. Kina zë me peshë pak më të vogël dhe akoma më pak Bashkimi Evropian.

Dhe kjo gjendje nuk është një “interregnum” (një rend tranzitor), në të cilën “e vjetra po vdes, dhe e reja nuk mund të lindë” sa për të cituar Antonio Gramschin. Rendi “i ri” botëror duhet të jetë edhe më i fragmentuar, edhe duke supozuar se India mund t’i bashkohet në një moment kategorisë më të lartë ekonomike.

Të quash këtë një shpërndarje “multipolare” të pushtetit, duket gjithnjë e më e çuditshme. Në fakt, ajo është një shpërndarje “jo polare”. Lindja e Mesme nuk është unike në kaosin e saj. (Në fakt, duke qenë se aktorët e tij jo-shtetërorë janë shpesh përfaqësuesit e kësaj apo asaj qeverie sovrane, ka një formë të çoroditur ndaj ngjarjeve).

Ekuadori, dikur një model i rendit publik në rajonin e tij, po i nënshtrohet bandave të drogës. Saheli është aq shumë i mbushur me xhihadistë por edhe banditë laikë sa që Franca, e panjohur për tutelën ndaj ish-kolonive të saj, hoqi dorë nga një mision i gjatë kundër kryengritësve atje.

Dhe përtej kufijve jugorë të Evropës dhe Amerikës, ka një migrim të parregullt në shkallë të gjerë. Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, numri i “grupeve të armatosura që po shkaktojnë problemeve humanitare” në botë, ka qenë vazhdimisht mbi 450 gjatë 5 viteve të fundit.

Rreth 195 milionë njerëz jetojnë nën kontrollin - e vendosur apo fluid - të forcave të tilla informale. Mos harroni: ne duhet të përjetojmë rikthimin e shtetit. Zhvillimet e mëdha politike të dekadës së fundit - Brexit, Donald Trump, Xi Jinping - sugjeruan një dëshirë mbarë-botërore për kontroll kombëtar pas disa dekadash liberalizimi që ishte në modë.

Një pjesë e kësaj është vërtetuar tashmë. Në ekonomitë dikur liberale, ka një dirigjim të ri nga shtetet kombëtare. Por nëse disa shtete po fortifikojnë kufijtë e tyre (nga Jemeni në Suedinë e trazuar nga krimi, disa të tjerë jo), janë gjithnjë e më pak në gjendje të mbështesin të tjerët.

Asnjë nuk ka ndikim mjaftueshëm, madje edhe në kombinim me aleatët. Rezultati është një hapësirë e pa qeverisur. Për mijëra vite, ka pasur pak ose aspak rritje ekonomike. Pastaj, nga fundi i viteve 1700, lulëzoi ekonomia globale. Çfarë kishte ndodhur? Sigurisht u shfaq industrializimi, por edhe shteti modern, që i ktheu tokat e ndryshme në tregje të integruara dhe siguroi rendin brenda të cilit mund të ndodhte shkëmbimi tregtar.

Shteti, nëse e përkufizojmë atë si entitetin që ka monopolin e përdorimit legjitim të dhunës brenda një zone të caktuar, është aty me bujqësinë dhe energjinë elektrike, dy ndër shpikjet më të mëdha të njeriut. Nëse ai po i lë vendin forcave nën-shtetërore, jo-shtetërore dhe anti-shtetërore, atëherë pasojat për një pjesë të madhe të njerëzimit do të jenë të tmerrshme.

Pyetja është nëse ata që brohorasin fundin e rendit aktual të udhëhequr nga SHBA-ja, do ta shohin apo jo tani për atë që ishte gjithmonë: një e mirë publike globale. Irani? Nuk ka gjasa që të jetë një zëvendësues i SHBA-së. Edhe Rusia, më tha dikur një agjent perëndimor, e cilëson “humbjen e të gjithëve si një fitore për të”. Por në kampin e vendeve të paduruara të ngjiten në krye por jo shumë armiqësore, ka nga ata që duhet ta konsiderojnë një botë të decentralizuar më të bukur si një ide, sesa si një përvojë të vërtetë./ Përgatiti Pamfleti nga “Financial Times”

rendi i ri botëror kush do ta udhëheqë botën nesër

Lini një Përgjigje