TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shkurt 2024, 15:36

Eurodeputetët kundër Vuçiçit, kërkojnë të mos njihen rezultatet e zgjedhjeve në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Eurodeputetët kundër Vuçiçit, kërkojnë të

Eurodeputetët nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të Gjelbrit dhe Social Demokratët (S&D) i dërguan një letër Presidentit të Komisionit Evropian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikat e Integrimit dhe Sigurisë, ku kërkojnë një hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve serbe.

Letra gjithashtu kërkon që rezultatet e zgjedhjeve të mos njihen derisa të përfundojë një hetim i plotë i pavarur për parregullsitë zgjedhore. Deputetët kërkojnë një hetim me vëmendje të veçantë për zgjedhjet për Kuvendin e Qytetit të Beogradit.

Ne mbetemi në mbështetje të qytetarëve të Serbisë që po protestojnë për mundësinë e tyre për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike, si dhe për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht, akuzat e rënda në lidhje me zgjedhjet e fundit nuk përputhen me standardet demokratike dhe e minojnë këtë qëllim”, thuhet në letër.

Ata kujtojnë njoftimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borell dhe Komisionerit për Zgjerim Varhelyi pas zgjedhjeve, ku sipas tyre, gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë nga OSBE/ODIHR janë shkak për shqetësim lidhur me procesin zgjedhor.

Disa misione vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore kanë arritur në përfundimin se zgjedhjet në Serbi nuk mund të konsiderohen të lira dhe të ndershme dhe kanë gjetur dëshmi për parregullsi dhe mashtrime të hapura zgjedhore. Misioni vëzhgues i KRRT-së ka shprehur shqetësim edhe për zgjedhjet lokale në qytetin e Beogradit”, thuhet në letër.

Letra është nënshkruar nga eurdeputetët: Thomas Weitz (Të Gjelbrit/EFA), Gwendolyn Delbos Corfield (të Gjelbërit/EFA), Lukas Mandl (EPP), Tonino Picula (S&D), Andreas Schieder (S&D), Tineke Strik (Të Gjelbrit/EFA).

Më 8 shkurt Parlamenti Evropian do të votojë për rezolutën për zgjedhjet serbe. Rezoluta u pasua me debate në seancën plenare në Strasburg, si dhe nga Komiteti i Punëve të Jashtme të PE.

Lini një Përgjigje