
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
Ai tha se nuk ka pasur asnjë ndryshim politikash nga administrata në lidhje me këtë temë, teksa theksoi se kjo do të mbete politika e kësaj administrate.
“Ne e kemi bërë mjaft të qartë publikisht se mbështesim krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Kjo ka qenë politika e Shteteve të Bashkuara për disa kohë. Ka qenë politika e kësaj administrate. Ju e keni parë Sekretarin të flasë për këtë publikisht”, tha Miller në një konferencë të Departamentit të Shtetit.
Miler shtoi se SHBA-ja po ndiqte zhvillimin e shtetit të pavarur palestinez me garanci reale sigurie për Izraelin, duke thënë se administrata e Biden besonte se kjo ishte mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe sigurinë për Izraelin, palestinezët dhe rajonin më të gjerë.
Miller vuri në dukje se Departamenti i Shtetit po shikonte se si të krijonte një shtet të pavarur palestinez dhe po vlerësonte "çdo numër opsionesh" si pjesë e planifikimit të tij për të gjetur se cilat do të ishin efektive dhe do të funksiononin më mirë.
Ndërsa ai refuzoi të detajojë punën e brendshme, ai tha se SHBA po vlerëson një sërë opsionesh të cilat do t'i diskutojnë me partnerët në Lindjen e Mesme dhe brenda qeverisë amerikane, por nuk ka pasur asnjë ndryshim të politikës./CNN
Lini një Përgjigje