
Në një kohë kur të gjithë flisnin për një dominim të së djathtës ekstreme, duket se e koalicioni i gjerë i së majtës i formuar nga Macron dhe partitë e tjera të majta do të udhëheqë me një diferencë të vogël.
Nën një klimë polarizimi dhe ndarjeje dhe me angazhimin e mbi 30,000 forcave policore, francezët i’u drejtuan ditën e sotme kutive të votimit, për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.
Në orën 18:00 u mbyllën qendrat e votimit në të gjitha qytetet e vogla, ndërkohë që në qytetet e mëdha procesi zgjati deri në orën 20:00! Njëlloj si në raundin e parë, pjesëmarrja ishte në nivelet më të larta që nga viti 1981, mbi 67 për qind.
Gjithsej 577 deputetë të Asamblesë Kombëtare zgjidhen për mandate pesëvjeçare në dy raunde (30 qershor dhe 7 korrik). Ndërkohë që në këtë raund të dytë kanë mbetur për t’u vendosur edhe 501 vende, pasi dhjetëra deputetë u zgjodhën plotësisht në raundin e parë, pasi morën mbi 50 për qind të votave.
Ndërkohë kanë nisur të dalin exit-pollet e para dhe ajo çfarë tregojnë ato është surprizuese. Në një kohë kur të gjithë flisnin për një dominim të së djathtës ekstreme, duket se e koalicioni i gjerë i së majtës i formuar nga Macron dhe partitë e tjera të majta do të udhëheqë me një diferencë të vogël.
Fronti i Ri Popullor sipas sondazheve mund të fitojë 172 deri në 192 vende në parlament në raundin e dytë të votimit, ndërsa një sondazh i Ipsos për France TV parashikonte 172-215 vende për bllokun e krahut të majtë. Sa i takon partisë së ekstremit të djethtë të Le Pen, pritet që të marrë nga 132-151 vende.
"Ne kemi arritur një rezultat që na thanë se ishte i pamundur". Kreu i LFI-së Jean Luc Melenchon e tha këtë menjëherë pas vlerësimeve të para të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative, të cilat e panë të majtën me një avantazh të qartë.
‘Është një lehtësim i madh për një pjesë të madhe të vendit’, vijoi ai. ‘duhet respektuar rreptësisht vullneti i popullit. Asnjë marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme. Humbja e presidentit të Republikës është konfirmuar qartë. Presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë humbjen e tij', tha ai.

Rezultati i votimit ka të ngjarë të ndikojë në mbështetjen evropiane për mbrojtjen e Ukrainës, diplomacinë globale dhe stabilitetin ekonomik të BE-së. Me shumë gjasa rezultati i sotëm do të dobësojë ndikimin e Macron gjatë tre viteve të tij të mbetura si president.
Kujtojmë se në raundin e parë partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen kryesoi me 33% të votave , sipas shifrave të ministrisë së brendshme, me aleancën e majtë Fronti i Ri Popullor që pasi vendin e dytë me pothuajse 28%. Koalicioni qeverisës i Presidentit Macron zbriti në vendin e tretë me 20%.
Presidenti Emmanuel Macron vendosi një bast të rrezikshëm pasi partia e tij Renew humbi keq nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen në zgjedhjet e BE-së. Tubimi Kombëtar mori më shumë se 31% të votave atë natë, me Renew që arriti pak më shumë se 14%.
Ai shpërndau Asamblenë Kombëtare dhe thirri zgjedhje të papritura të parakohshme disa orë më vonë. K veprimi i cilësuar si i nxituar nga shumë analistë politikë, mund të jetë goditja finale dhe fundi i makronizmit!
Lini një Përgjigje