TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Korrik 2024, 17:23

Zgjedhjet në Francë/ Raundi i dytë regjistron pjesëmarrje të lartë në votime

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Francë/ Raundi i dytë regjistron pjesëmarrje

Ditën e sotme në Francë është duke u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme raportohet se ka një pjesëmarrje relativisht të madhe, duke u cilësuar si më e larta që nga viti 1981.

Pjesëmarrja ishte afër 60 përqind në orën 17:00 – më e larta që nga viti 1981 – me pjesëmarrjen e përgjithshme të vlerësuar rreth 67 përqind, sipas sondazhit të Ipsos Talan.

Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë të drejtuar nga Marine Le Pen ka arritur të fitojë kundër kundërshtarit të saj Macron, në raundin e parë të zgjedhjeve në Francë që u mbajt të dielën e 30 qershorit. Ky raund i solli rezultatin më të mirë ndonjëherë Bashkimit Kombëtar të zonjës Marine Le Pen.

Nëse Bashkimi Kombëtar fiton një shumicë absolute, udhëheqësi i saj 28 vjeçar Jordan Bardella, do të marr postin e kryeministrit.

Zgjedhjet përfundojnë në orën 20:00 sipas kohës lokale në Francën kontinentale dhe në ishullin e Korsikës.

Menjëherë pas votimit, Ministria e Brendshme franceze i frikësohet konflikteve dhe çrregullimeve rendit publik, veçanërisht në lidhje me Parisin dhe rrethinat e tij. Dhe kjo është arsyeja pse për raundin e dytë të zgjedhjeve u vendosën 30 mijë policë dhe xhandarë, nga të cilët pesë mijë në kryeqytet, nga frika e përplasjeve në rrugë veçanërisht kundër ngritjes së ekstremit të djathtë.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin konfirmoi 51 sulme fizike ose verbale kundër kandidatëve, ekipeve ose mbështetësve në një fushatë zgjedhore veçanërisht të tensionuar.

Lini një Përgjigje