
Gjatë një interviste me ABC, presidenti amerikan, Joe Biden bëri thirrje për mbështetjen për Ukrainën dhe bashkimin e më shumë se 50 aleatëve rreth ndihmës së Ukrainës, një nga arritjet kryesore të presidencës së tij.
Ai gjithashtu këmbënguli se është në formë të mirë dhe do të jetë në gjendje të mundë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.
I pyetur nga prezantuesi nëse do të dëshironte t'i nënshtrohej një ekzaminimi mjekësor të pavarur, i cili do të përfshinte teste neurologjike dhe njohëse, Biden u përgjigj se "çdo ditë" i nënshtrohet një testi të tillë.
“Gjithçka që bëj. E dini, unë nuk drejtoj vetëm një fushatë, por drejtoj botën. Nuk dua që kjo të tingëllojë hiperbolike, por ne jemi kombi më i rëndësishëm në botë”, tha presidenti amerikan.
Lini një Përgjigje