
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar ashpër veprimet e Izraelit në rajon, duke i kërkuar që të ndalojë sulmet “çnjerëzore” në Gaza. Ai shton se Izraeli po shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar.
“Izraeli duhet të ndalojë së insistuari për vazhdimin e këtyre masakrave dhe t’i japë fund këtyre sulmeve çnjerëzore. Deri më sot, është Izraeli ai që ka insistuar në sulme dhe masakra të vazhdueshme. Është Izraeli që shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar”, u shpreh Erdogan.
Presidenti turk tha gjithashtu se është i shqetësuar për ambiciet rajonale të Izraelit, duke deklaruar se Izraeli duhet të heqë dorë nga synimi i tij për të përhapur konflikte në rajon.
Lini një Përgjigje