TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Tetor 2023, 20:16

Kievi i ‘mbytur’ në borxhe, ukrainasi më i pasur në botë shpenzon 500 mln dollarë për një superjaht

Shkruar nga Pamfleti

Kievi i ‘mbytur’ në borxhe, ukrainasi më i pasur në

Pavarësisht se Ukraina është zhytur në borxhe për shkak të luftës dhe po mbahet 'gjallë' nga financimet e Perëndimit, personi më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov ka vendosur të blejë një superjaht me vlerë 500 milion dollarë.

Kompania ‘LuerssenYachts’ e cila e ka krijuar jahtin, sapo ka përfunduar provat e fundit në det dhe së shpejti do t'ia dorëzojë njeriut më të pasur të Ukrainës.

Jahti i quajtur ‘Luminance' është një super hotel me 5 yje që lundro. Ajo përbëhet nga 4 kate dhe ka platforma për uljen e helikopterëve. Gjithashtu ka një pishinë gjigande dhe një ‘Beach Bar’. Në të nuk mungon asgjë, brenda saj mund të gjenden sallon bukurie, ashensor, dritat nënujore, palestër, xhakuzi dhe disa sallone dhe opsione ngrënieje.

I dalluar së fundmi duke u nisur për provat e tij përfundimtare në det, ky jaht 9,400 tonësh do të jetë jahti më i madh i dorëzuar në vitin 2023 njeriut më të pasur të Ukrainës, Rinat Akhmetov.

Ndërsa të dhënat zyrtare mbeten të pakonfirmuara, ekspertët në industrinë e jahteve vlerësojnë se Luminance ekstravagante mund të strehojë me lehtësi të paktën 24 të ftuar në 12 dhoma luksoze. Duke përjashtuar këtu ambientet e dedikuara për ekuipazhin e përkushtuar dhe një staf prej 40 vetash për të siguruar shërbimin dhe vëmendjen maksimale të personave në bord.

Luminance vlerësohet në 500 milionë dollarë dhe kostoja e saj vjetore e mirëmbajtjes parashikohet të shkojë në rreth 50 milionë dollarë.

ukrainasi jaht 500 milion

Lini një Përgjigje