
Izraeli duket se është gati për të nisur ofensivën në Plestinë. Ushtria izraelite ka njoftuar se është e përgatitur për një ofensivë "të koordinuar" ajrore, tokësore dhe detare në Gaza.
IDF ka lëshuar një deklaratë duke thënë se po përgatitet të "zbatojë një gamë të gjerë planesh sulmuese operacionale".
Më tej u bë e ditur se pajisjet e nevojshme janë bërë gati dhe ushtria është armatosur.
“Batalionet dhe ushtarët e IDF janë dislokuar në të gjithë vendin dhe po rrisin gatishmërinë operacionale për fazat e ardhshme të luftës, me theks në operacionet e rëndësishme tokësore”, thuhet në deklaratë.
Lini një Përgjigje