TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Tetor 2023, 16:57

Rikthehen aktet e dhunës në shkollat serbe, nxënësi i klasës së tretë godet me thikë shokun e klasës

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehen aktet e dhunës në shkollat serbe, nxënësi i
Shkolla fillore, Ilija Garašanin në Serbi

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Serbi pas atyre ngjarjeve të tmerrshme të disa muajve më parë, ku mbetën të vrarë disa nxënës. Kësaj here raportohet për një incident mes dy nxënësve në klasën e tretë të shkollës fillore, “Ilija Garašanin”, ku njëri prej nxënësve ka goditur dhe plagosur me thikë shokun e tij të klasës.

Shkolla fillore konfirmoi se ngjarja kishte ndodhur dhe kërkoi nga mediat që të përmbahen nga raportimet "senzacionaliste".

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë dhe sipas disa prindërve, fëmijët e të cilëve shkojnë në këtë shkollë, djali i ka gjetur shiringën dhe gjilpërën në një vend ku supozohet se mblidhen të droguarit.

“Konfirmojmë se ka ndodhur një incident i lehtë dhe në të kanë marrë pjesë nxënësit tanë, por ju lusim që të përmbaheni nga transmetimi sensacional i deklaratave arbitrare për të mitur, nxënës të shkollës sonë. Të gjithë faktorët përkatës dhe institucionet kompetente janë informuar dhe angazhuar për mbrojtjen dhe përkrahjen e nxënësve në përputhje me Protokollin për Mbrojtjen e Nxënësve”, është shprehur zëdhënësi i shkollës “Ilija Garašanin”, raporton Danas

Sipas informacioneve jozyrtare të Žig info, shiringa dhe gjilpëra janë marrë për ekspertizë dhe priten rezultatet e analizës.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Serbia u përfshi në një varg sulmesh nëpër shkolla, ku nxënës të ndryshëm ndërmerrnin akte ekstreme ndaj shokëve të tyre të klasës. Në shumë prej rasteve pati viktima. Ndërkohë që prej gati 4-5 muajsh opozita serbe zhvillon protesta, ku kërkon që qeveria të ndalojë emisionet të cilat promovojnë dhunën. Por një gjë e tillë është refuzuar nga qeveria, kjo dhe për shkak se televizionet ku transmetohen këto emisione janë pro qeveritare.

shkollë plagosje thikë

Lini një Përgjigje